Connect with us

Kronike

Vdekjet nga tërmeti, Gjykata nuk gjen fajtorë

Gjykata e Durrësit, pas hetimeve për vdekjet që ndodhën nga tërmeti I 26 nëntorit, tre vite më parë, nuk ka gjetur njerëz fajtor për jetët e humbura.

Togazt e zeza, kanë shpallur të pafajshëm 4 persona, Ish kreun e Aluzinit Durrës, Flamur Gjuzin, Ish kandidati I LSI për deputet Artur Çela, Ish drejtori iInspektoratit ndërtimor vendor, Artur terziun dhe shtetasen NEvjana Isugir.

NDërko të dënuar me 1 vit burg me kusht e cila u konvertuar në shërbim prove, janë ALbrend Qetka, Skerdi Bello dhe Aldo Dakovelli, që u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Këtyre tre të fundit u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat prej 5 vitesh.

Në atë kohë menjëherë pas tërmetit, prokuroria e Durrësit nisi hetimet për të gjetur njerëzit që ishin fajtor të cilët kishin dhënë leje të kundraligjshme, ndërtues të cilët kishin bërë ndërhyrje në strukturat e pallateve të cilat u shembën nga tërmeti, por edhe individë të cilët po ashtu ishin përgjegjës për shembjet.

Tre vite më pas, drejtësia e ashtuquajtur e re dhe qe shumica ka kaluar ne filtra, nuk gjen fajtor në njerëz, por gjithçka i mbetet forcave të natyrës. Edhe në rastet kur i gjen, dënimet që marrin nuk kanë të krahasuar me përgjegjësinë për jetët e humbura.

Advertisement