Bota
Vdes ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.
Ai shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford.
Në një deklaratë, Kissinger Associates, një firmë konsulence politike që ai themeloi, tha se ish-diplomati me origjinë gjermane vdiq në shtëpinë e tij në Connecticut, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Gjatë karrierës së tij të gjatë prej dekadash, Kissinger luajti një rol kyç dhe ndonjëherë polarizues në politikën e jashtme të SHBA-së.
Deklarata nga Kissinger Associates nuk jepte shkakun e vdekjes.