Kosova
Vdes Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë në Pejë

Njëri nga tre të plagosurit Jeton Berisha, babai që u plagos me dy djemtë e tij pas të shtënave me armë zjarri në Pejë, sot ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi
Nikçi tha se tashmë i ndjeri nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të rënda ku edhe ishte duke u trajtuar në QKUK.
Ai tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

