Connect with us

Pinknews

Vdes Lisa Marie Presley, vajza e vetme e Elvis Presley

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rokenrollit, Elvis Presley. E ndjera, një këngëtare me famë u dërgua me urgjencë në spital më herët të enjten, pasi pësoi arrest kardiak. Këngëtarja u gjet pa ndenja në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, teksa ish-bashkëshorti i saj Danny Keough, i cili gjithashtu jeton në atë shtëpi, mbërriti dhe i kreu masazhin kardiak.
“Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.
E lindur më 1 shkurt 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.
Ajo ishte gjithashtu e njohur për një seri martesash të profilit të lartë si me legjendën e popit Michael Jackson, me aktorin Nicholas Cage dhe muzikantët Danny Keough dhe Michael Lockëood. Kishte katër fëmijë, duke përfshirë aktoren Riley Keough. Djali i Presleyt, Benjamin Keough, vrau veten në vitin 2020. Presley u pa për herë të fundit në publik mbrëmjen e së martës në Golden Globes Awards në Beverly Hills.
Advertisement