Connect with us

Kronike

“Vdes për ty! Lovi”/ Manaj nuk linte orë pa ia shprehur dashurinë partneres që qëlloi me armë

Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Prendushi. Disa çaste më vonë, 34-vjeçari qëlloi edhe veten për vdekje. Bashkëjetuesja e tij, edhe pse me një plumb në kokë, është ende gjallë edhe pse në gjendje të rëndë në spital. Shkaku i krimit të pasionit ende nuk dihet.

Por nga ajo që duket nga rrjetet sociale është dashuria që 34-vjeçari shprehte për bashkëjetuesen. Në fakt, çdo postim e kishte për të, ose me të, shoqëruar me një muzikë dashurie në sfond. Një ndër postimet ishte dhe një poezi që i kishte dedikuar “Lovi-t” të tij.

“Vdes për ty! Në shkoftë një ditë pa të përmendur pa i thënë vetes sa shumë të dua do të thotë se jam çmendur ose diell nuk lind më për mua. Nuk di ç’të them, ndaj dhe hesht më ikin fjalët kur t’shoh në sy kam mendu diçka të thjeshtë shqip e bukur “vdes për ty”,”-shkruhet në dhuratën që i kishte bërë i riu.

Advertisement