Connect with us

Kronike

Vdesin shpresat për Luginën e Preshevës

Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se presidentja Vjosa Osmani, e shpalli të vdekur idenë dhe shpresën e shqiptarëve të Luginës për t’u bashkëngjitur me Kosovën.

Muastafa deklaroi se me këtë, Osmani njëkohësisht shfuqizoi Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës.

Sipas tij, gjithashtu ka shkuar dëm zotimi dhe angazhimi i ish presidentit Thaçi për të ribashkuar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin me Republikën e Kosovës.

“Nuk mund të ketë presidente dhe as president, as në Kosovë dhe as në Serbi, që të shuaj jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saj për përcaktueshmëri e vetvendosjen e tyre ku duan të jetojnë”,  – tha Ragmi Mustafa.

Më tej ai tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës, bien e zgjohen nga gjumi bashkë me ëndrrën se që nesër do të ribashkohen me Kosovën dhe të nisen drejt varreve të gjyshërve të tyre për tju treguar se u çliruan nga okupimi serb.

“Të gjitha gjeneratat që kanë ndërruar jetë, kanë vdekur me sy hapur se nuk e panë të lirë tokën autoktone të tyre. Nuk do të ndalemi kurrë në rrugëtimin tonë stërgjyshor drejt bashkimit me Kosovën”, – u shpreh Mustafa.

Advertisement