Connect with us

Politike

Veliaj në burg! Rama mbledh sot punonjësit e bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në sheshin ‘Skënderbej’ punonjësit e Bashkisë Tiranë. Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë. Takimi vjen pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion.

Veliaj në burg! Rama mbledh sot punonjësit e bashkisë në

Pamje nga sheshi “Skënderbej”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit i ka deleguar firmën nënkryetares Anuela Ristani. Vendimi u mor gjatë një vizite të Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës. Rama zhvilloi takim me drejtuesit e instuticioneve për të lënë porositë mbijueshmërinë e punëve.

Veliaj u vendos në pranga më 10 shkurt, aktualisht ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online.

Advertisement