Connect with us

Pinknews

Vëllai i Unikatilit vdiq nga mbidoza? Reagon shoku i të ndjerit: Isha te banesa e tij dhe…

Bota e estradës u trondit ditën e djeshme me ndarjen e papritur nga jeta të Mentor Palokajt, i njohur me nofkën artistike Tee.

Policia raportoi se ai është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria rreth orës 18:00.

Lajmi ishte shokues dhe i papritur, teksa mediat vendore raportuan se ai mund të ketë vdekur nga mbidoza – njëjtë konfirmoi edhe Prive nga burimet e afërta me të ndjerin.

Lidhur me vdekjen e Palokajt ka reaguar edhe aktori i njohur Simon Tanushi, i cili ishte mik i të ndjerit.

Palokaj është shprehur pos tjerash se ‘mediat nuk duhet të nguten, por të presin rezultatet e mjekësisë ligjore’.

Reagimi i plotë:

Mentori asht kane djali ma i miri i Prishtines!
E ka dasht krejt Prishtina, sepse asht kane shok per secilin edhe djal i zoti!
Nuk kam njoft njeri qe ka shoqni ma shume.
Ka punu fort!
Mbi te gjitha asht kane djal sportist. Prandaj lajmet qe po qarkullojne neper portale, me tituj “bombastik” se gjaja ka vdeke nga mbi doza… lajme te pa konfirmume, nuk qendrojne!
Une me disa shok te Mentorit ishim te banesa e Mentorit… Secili mekanizem shtetror, tu fillu nga emergjenca, policia, njesiti hetimor, prokurori dhe mjeksia ligjore po e bajn punen e vet.
Une e kuptoj qe interesimi i mediave dhe qytetarve asht shume i madh per ta kuptu te verteten, por nuk eshte etike te spekulohet per nji fatkeqsi.
Pritni rezultatet e mjeksise ligjore, pastaj shkruni.
Ngushllime familjes Palokaj!
Ngushllime vellaut Viktorit !
Mentori pushofte ne Paqe !

Advertisement