Aktualitet
“Vëllai im nuk përdhunoi njeri”, flet gruaja e 50 vjeçarit që vrau kunatin në Greqi
Gruaja e 50 vjeçarit shqiptar, Fatmir Tarellari që vrau kunatin 33 vjeçar, Erjon Pelivani pasi abuzonte seksualisht me të bijën ka folur sërish për mediat greke. Ajo thotë se nuk e beson atë që ka bërë i vëllai.
“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj, ai nuk duhet t’i bënte këto gjëra. Së bashku kemi një vajzë që tani është 10 vjeç…” tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin që ka edhe tre vajza nga një martesë e mëparshme.
“Këtë krim që e bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këto vjet, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ajo.
Së fundi, ajo pretendoi se burri i saj nuk është person i mirë dhe se e kishte duruar prej shumë vitesh. “Ai nuk është njeri i mirë. Ai ka gënjyer shumë, ishte ekspert në gënjeshtër. Unë që jetoja me të, e kuptova pas pak… Ai nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë, se i la fëmijët. I thashë, por ai nuk më dëgjoi”, thotë ajo