Connect with us

Pinknews

Vëllezërit Veshaj shijojnë pushimet me partneret, Bora dhe Heidi shfaqen të lumtura krah njëra tjetrës

Vëllezërit e famshëm Veshaj, Donaldi dhe Romeo kanë shijuar pushimet në bregdetin e Shqipërisë, të shoqëruar nga partneret e tyre, Bora Zemanin dhe Heidi Baçin.

Dy çiftet e dashur për publikun kanë postuar shpesh në rrjetet e tyre sociale, duke treguar kohën e mirë që kalojnë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Bora dhe Donaldi kanë preferuar të mos publikojnë foto bashkë, ndryshe nga Heidi dhe Romeo, të cilët postojnë momente romantike për ndjekësit e tyre.

Në disa nga fotot e postuara nga ky i fundit, shihen dy kunatat të cilat qeshin me Romeon, ndërsa Donaldi qëndron pas kamerës.

Advertisement