Politike
‘Vendet duhet të…’/ Clinton: Shqiptari nga Kosova mu ul në gjunjë
Do doja që gjithë bota të shikonte një video te shkurtër të këtyre fëmijëve. Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj, po ashtu si dikur një student shkolle pyesja veten se cfarë ishte ky mur që nuk më lejonte të mësoja për Shqipërinë.
Mu desh të pyesja njerëz sesi të shqiptoja emrin e njeriut që drejtonte vendin. Ne e dimë që ju ende keni probleme ekonomike, jeni të vetëdijshëm që ka sfida, jeni njerëz nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jenë në anën e duhur të njerëzimit.
Kjo është dita kur konfirmohet se njerëzit që bëhen bashkë bëjnë të mira. Grupet marrin detyra më mirë se kur janë vetëm. Ajo që kam përzemër është që nipërmit e mi të kenë një të ardhme me të mirë. Unë i dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është e lehtë, dikush do thotë dicka që nuk është e vërtetë.
Miku im Nelson Mandela ishte një gjeni , u mbajt në burg për një kohë të gjatë. Kur Mandela u nxorr nga burgu dhe person i tha ti je Mandela e je presidenti im, po i tha jam po nëse mëson shumë ti mund të jesh presidente e Afrikës së Jugut.
Vendet duhet ti shohin njerëzit si njerëz e jo si personazhe filmi vizatimor. Qysh që ika nga shtëpia e Bardhë më ndodhi që ku kishte 12 njerëz një kamarier erdhi të merrte porosinë, pa kush ishte, uli tabakanë dhe u ul në gjunjë, më tha falë teje famjilja ime është gjallë. U shpjegova që ishte shqiptar nga Kosova, u thashë vazhdoni kështu, mos i lejoni t’ju trajtojë kështu.
Kur i thua po këtyre gjërave të tjerat nuk kanë vlerë, sot më dhatë një dhuratë të madhe, më latë të shoh se cfarë bëhet për të ardhmen, në një vend ku e shkuara mund të na kishte vrarë. Vazhdoni kështu, Zoti ju bekoftë!