Connect with us

Bota

Vendet e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të pranohet me procedurë të lehtësuar në aleancë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë me dije përpara samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, se vendet anëtare kanë rënë dakord që Kievi të pranohet në aleancë me një procedurë të përshpejtuar dhe të thjeshtuar.

Sipas Kulebës, termat nuk janë ende të qartë mbi rrethanat, por gjithçka do të ndodhë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, kurdo qoftë ajo kohë.

“Pas bisedimeve intensive, aleatët e NATO-s kanë arritur konsensus për heqjen e MAP nga rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit”, shkroi ai në platformën Twitter, ku shtoi se e mirëpret këtë vendim të shumëpritur, që shkurton rrugën e Kievit drejt NATO-s.

“Është gjithashtu momenti më i mirë për të ofruar qartësi në ftesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare”, përmbylli Kuleba.

Advertisement