Connect with us

Rajon

Vendet kandidate për në BE/ Radha e Bosnjë-Hercegovinës

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Komisionit Evropian, i përbërë – në këtë rast – nga ministrat e çështjeve evropiane të 27 vendeve anëtare, ka rekomanduar dhënien e statusit të kandidatit për Bosnje-Hercegovinën.

Miratimi zyrtar i pritur do të shënojë fazën e parë të një procesi të gjatë pranimi dhe vjen një javë pas samitit të Tiranës, gjatë të cilit BE rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj procesit të zgjerimit në favor të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja dhe Hercegovina është e ndarë midis një entiteti serb, Republika Srpska, dhe një federate myslimano-kroate, sistem politik kompleks që u trashëgua nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i dha fund Luftës Ballkanike, në të cilën vdiqën 100,000 njerëz, midis viteve 1992 dhe 1995.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme pret konfirmimin e këtij vendimi nga Këshilli Evropian, i planifikuar për të enjten më 15 dhjetor në Bruksel. Për “Po” përfundimtare nevojitet unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

Advertisement