Pinknews
Vendimi i papritur i Lopez dhe Affleck pas ndarjes

Raportohet se ish çifti i famshem nuk flasin teksa problemet midis tyre shtohen. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata janë në një moment të ashpër në martesën e tyre, gjë që ka bërë që dyshja të mos komunikojnë më drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.
Një raport i ri ka zbuluar gjithashtu se Jennifer Lopez mund të ketë shkaktuar ndarjen e tyre duke lançuar markën e saj të pijeve alkoolike, edhe pse Ben Affleck më parë kishte luftuar me abuzimin me alkoolin.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë të ndarë për dy muajt e fundit pasi vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit.
Këngëtarja jeton në Hamptons të Nju Jorkut, ku është parë duke bërë blerje dhe duke bërë shëtitje me biçikletë me miqtë e saj, ndërsa aktori qëndron në Los Angeles.
Sipas Fox News, një burim së fundmi zbuloi se ata nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin pasi spekulimet për marrëdhënien e tyre të trazuar po intensifikohen.
“Beni nuk erdhi për të festuar ditëlindjen e Jennifer-it sepse ka mbaruar”, ka thënë një burim. “Kanë përfunduar plotësisht. Ata nuk po kthehen së bashku. Ata nuk po komunikojnë tani”.

