Kosova
Vendimi për PUSHTIMIN E KOSOVES/ Kush ia kërkoi Vuçiçit dhe pse ai do flasë sot për…
Nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij sot para opinionit publik, vërtet, siç shkruajnë mediat pranë qeverisë, shpall pushtimin e Kosovës, rasti do t’ia plotësonte dëshirën njërës prej partive opozitare.
Në shkurt të këtij viti, DSS-ja e Re miratoi Deklaratën për Kosovën dhe politikën per Kosovën të presidentit dhe qeverisë, e cila kërkon konkretisht shpalljen e okupimit të një pjese të territorit.
Në mars , kryetari i kesaj force politike, Millosh Jovanovic, në një konferencë për media me rastin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, bëri thirrje për shpalljen e okupimit të Kosovës, sepse sipas tij, kjo është zgjidhja e vetme në kushtet në të cilat fuqitë perëndimore, të cilat kryen agresion kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, nuk respektojnë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai shpjegoi për televizionin Nova se shpallja e okupimit do të ishte një mesazh i rëndësishëm politik me të cilin Serbia do t’u bënte të ditur të gjithëve se nuk mendon të heqë dorë nga ajo pjesë e territorit dhe se e konsideron atë të pushtuar derisa nuk po respektohet Rezoluta 1244.
Sipas tij, pushtimi konsiderohet si një situatë e përkohshme dhe gjërat në një moment do të kthehen në normalitet.
Kujtojme se presidenti Vuçic sot paradite ka caktuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ne oren18:00 do t’i drejtohet publikut dhe do të tregojë hapat dhe kërkesat e mëtejshme të Serbisë për Kosovën, sic pretendoi ai, pas incidenteve të shumta në veri, teksa mediat pranë qeverisë shkruajnë se në tavolinë është edhe shpallja e pushtimit të një pjese të territorit.