Connect with us

Kronike

Vendosën tr’itol në lokalin e familjarëve të Bledar Birçajt, ndalohen dy autorët

Dy persona janë vën në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dyshohet se janë autorë të vendosjes së tritolit në një lokal në pronësi të nënës së Bledar Birçajt. Shpërthimi me eksploziv ndodhur mëngjesin e 9 dhjetorit në një lokal në një lokal në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë.

Lokali nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që pasi ka ndezur fitilin e tritolit është larguar menjëherë. Sipas raportimeve lokali “The Boss” është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt. Ky i fundit është ekzekutuar para tre vitesh në Vlorë.

Advertisement