Rajon
Vendosi të mbulohej me shami, babai dhunon vajzën e tij
Një 53-vjeçar është dënuar me rreth 3 vite burg, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij kur ajo ka vendosur të mbante shaminë myslimane.
Më 23 prill, 24-vjeçarja kallëzuar babain e saj për dhunë fizike.
“Në sytë e tij shihja se po e shijonte. I bërtita të më linte, por ai vazhdonte të më godiste” dëshmoi 24-vjeçarja, e cila kishte lëndime të dukshme në fytyrë gjatë dëshmisë së saj në Gjykatë. Sakaq shti se dhuna në familje ishte e zakonshme, pasi edhe nëna dhe vëllai i saj 13-vjeçar janë dhunuar.
24-vjeçarja vetë jeton në Londër, pasi studion në fushën e Biokimisë dhe se këto ditë ishte kthyer në Greqi për të vizituar familjen e saj.
“Ose nxirre vajzën ose do ta nxjerr unë me dhunë”, ka rrëfyer e bija, teksa ka shtuar se i ati i thoshte “ke humbur mendjen dhe ke marrë rrugën e djallit”.
Pasditen e së dielës, 24-vjeçarja doli në tarracë e veshur me shami, ku 53-vjeçari pasi e ka kërcënuar, e ka sulmuar me grushte dhe e ka rrahur. Më pas është bërë kallëzimi në polici.
“Më ka goditur edhe kur isha e vogël, ka goditur shumë herë nënën dhe vëllain tim. Nuk është diçka që ai e bën kur është duke pirë, ai sulmon kur është esëll. Ai ka refuzuar të marrë ndihmë psikologjike”, citoi 24-vjeçari.
53-vjeçari në kërkim të faljes u shfaq i penduar dhe kërkoi falje, ndërsa në pretendimin e tij mbrojtës iu drejtua justifikimeve.
“Ishte me nerva, për dy minuta. Sapo kisha ardhur nga puna dhe isha i lodhur. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë financiarisht. Kur erdhi vajza ime nga Anglia i thashë të besojë ku të dojë, por ajo duhet të heqë shaminë që të mos na bëjë të dukemi keq. Por ajo bënte gjithmonë atë që donte”, ka kërkuar falje i akuzuari shqiptar.
Në lidhje me akuzat për dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur, ai u shpreh se janë ‘ekzagjerime’, duke thënë para gjykues se ‘gruaja ime mund të më kishte goditur edhe mua në atë kohë, për të më ndaluar disi’.