Kosova
Veriu do zgjidhet vetëm me forcë/ SHBA-BE me duart përpjetë
Në raportin e insititutit “European Stability Initiative (ESI)” për tensionet në veriun e Kosovës të banuar me serbë etnikë dhe të ardhmen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën patronazhin e Bashkimit Evropian, theksohet nevoja urgjente që Perëndimi të parandalojë një katastrofë të re në rajon.
Paradoksi në krejt këtë situatë të krijuar, sipas raportit nga insituti kërkimor me seli në Bruksel, është se presioni ndërkombëtar mbi Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit (18 mars) po e shtyn Beogradin t’i lartësojë, jo t’i ulë tensionet në pjesën veriore, ndërsa shfaqet “tundimi” për të bërë më shumë presion mbi Kosovën.
Në këtë moment, sipas raportit të publikuar më më 27 korrik të këtij viti, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as Bashkimi Evropian nuk kanë një plan se si të rivendosin qetësinë në veri, përveç tërheqjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat veriore, por edhe atëherë do të mbetej rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm.
Në raport ndër të tjera thuhet se meqenëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbetet i vendosur për të parandaluar një “ndarje de facto” të Kosovës, nëse çështja e veriut të territorit të banuar me shumicë serbe nuk zgjidhet me dialog, ajo ka gjasa të zgjidhet me forcë.