Connect with us

Shkrime

Veriu i Kosovës, mbretëria e skizofrenisë serbe

Nenad Çanak, politikani serb nga Vojvodina, ish-kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës dhe ish-deputet i Kuvendit të Serbisë, që me deklaratat e tij, jo rrallë here ka trazuar opinionin serb, duke mos u ndalur me kritika ndaj pushtetit në Serbi për temat aktuale, është shprehur qartazi edhe për skenën politike në Serbi e Mal të Zi, luftën në Ukrainë dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai nuk ka dyshime se Serbia e ka njohur Kosovën dhe se do ketë obstruksione në zgjedhjet e së dielës në veri.

Për këtë ai akuzon Beogradin zyrtar për siç thotë, storien se “Kosova është Serbi dhe se është çështje kohe kur ajo do të kthehet nën sistemin kushtetues të Serbisë”.

Në të njëjtën kohë, disi “kamufluar” thotë se është lançuar teza ”E duam Kosovën, por nuk i duam shqiptarët në Kosovë”.

“Ky është thelbi i skizofrenisë politike, e cila njerëzit në veri të Kosovës i sjell në hamendësi se atje diçka do të ndryshojë brenda natës dhe se duhet pritur një kohë më e përshtatshme. Koha e përshtatshme do të jetë kur Rusia ta mund Ukrainën dhe me ndihmën e madhe ruse do të ndryshojë e tërë situata në Kosovë në favor të Beogradit, që ka lidhje të afërta me Kremlinin. Natyrisht kjo është gënjeshtër ordinere. Kjo nuk do të ndodhë”.

E tëra kjo, thotë Çanak, i bën njerëzit që të jetojnë në “një përkohësi të pafund”.

Kështu pyetje thelbësore është se a dëshirojnë njerëzit atje apo jo të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kenë përfaqësuesit e tyre në organet e pushtetit.

Në një atmosferë të tillë, është logjike që veriu i Kosovës të bëhet “mbretëri” për grupet kriminale të cilat shfrytëzojë pa pagesë edhe energjinë elektrike për prodhimin e kriptovalutave dhe kur pengohen thonë se po ndiqen për faktin se janë serbë.

Këtu , Çanak e sheh thelbin e problemit dhe shprehet i bindur se keto grupe, që përfitojnë nga statusi i pazgjidhur, do të përpiqen që këtë shkaktojnë kaos për të mbijetuar.

Opozita në Serbi, thotë Çanak, do të duhej të ofronte zgjidhje të tjera nga ajo e Vucic,  por ajo në më të shumtën e rasteve ofron të njëjtat si ai.

“Pa trazira në veri të Kosovës dhe pa mundesine e aktivizimit të fuçisë ballkanike, Rusia humb elementin e rëndësishëm për bisedime me perëndimin sipas parimit se nëse nuk na lejoni të bëjmë në fqinjësinë tonë çfarë duam ,do ta djegim Ballkanin. Rusët, në dallim nga Perëndimi mendojnë 50 vjet më përpara. E tëra kjo është përgatitur shumë më heret dhe tani vetëm se po shihet”.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe thotë Çanak është e rëndësisë së madhe për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në mënyrë që të flasë para opinionit serb për fitoren e madhe duke mbuluar kështu njohjen e Kosovës.

 

 

Advertisement