Connect with us

Aktualitet

Veriu i Shqipërisë po përmbytet, jugu përfshihet në flakë

Një pjesë e Shqipërisë sot po vuan nga përmbytjet pas reshjeve të dendura gjatë natës e në vazhdim, por ka dhe një zonë në të cilën toka po digjet. Një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën e Radhimës në Vlorë, në një zonë me bimësi shkurre dhe pemëtari.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era e cila fryn me shpejtësi deri në 25 m/s është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një hotel që ndodhet në atë zonë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Advertisement