Kosova
Veriu nën plumba/ Reagon deputetja britanike Alicia Kearns
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici tjetër Alban Rashiti.
Ajo tha se është thellësisht shqetësuese të shihet një tjetër sulm i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë, teksa dhe ngushëlloi familjen e policit të vrarë.
Kearns foli edhe për situatën aktuale në Manastirin e Banjskës ku po qëndrojnë persona të armatosur që dyshohet se kryen sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
“Imazhet sugjerojnë se personat e armatosur janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Duhet të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos dëmtohet”, ka shkruar deputetja britanike