Connect with us

Kosova

Veriu/ SHBA: Do kenë pasoja për raportet Amerikë-Kosovë

Përveç reagimit në “twitter” të Sekretarit Amerikan Antony Blinken, Departamenti Amerikan i Shtetit kanë lëshuar edhe një komunikatë zyrtare për media përmes të cilës ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit potencon se veprime të tilla të Qeverisë së Kosovës janë ndërmarrë kundër këshilltave të SHBA-së dhe BE-së.

Washingtoni zyrtar potencon se veprime të tilla kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet në veri të vendit duke minuar përpjekjen e SHBA-së për të ndihmuar procesin dhe theksojnë se veprimet e Albin Kurtit do të kenë pasoja të pariparueshme në raportet mes SHBA-së dhe Kosovës.

“I bëjmë thirrje kryeministrit që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin” –  thuhet në reagimin e DASH.

Advertisement