Kosova
Veriu shkëputet, lundron drejt “detit” të Serbisë/ Qëllimi i SHBA-BE
“Kosova ka bërë lëshime të bollshme, madje edhe të dhimbshme në marreveshje me Serbinë. Vetë pranimi i dialogut politik me Serbinë, pas masakrave masive në Kosovë, është faj e tradhti e Hashim Thaçit me ekipin e tij. Duke qenë rast i shantazhuar, me dosje krimesh, të kundërshtarëve politikë, ai pranoi gjithçka që kërkoi Serbia, në këmbim të lirisë personale e grupore, mbi të cilët rëndojnë krimet numerike” – kështu deklaroi analisti politik Idriz Zeqiraj
Sipas tij, “Ngulmimi i BE-së dhe SHBA-së, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka ngulfatur Kosovën.Por, këtë ia imponuan ndërkombëtarët, për t`i favorizuar ende më shumë komunitetet pakicë në Kosovë, në veçanti, serbët vendorë. Tani, paradoksalisht, BE dhe SHBA, kërkojnë krijimin e një -Asociacioni monoetnik-, edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon!”
Zeqiraj thotë se “Arsyetimi i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar, pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale, ndryshon një teori juridike për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën!
“Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj” – deklaroi analisti politik Zeqiraj