Connect with us

Kosova

Veriu zhytet në politikën serbe/ Analisti vlerëson lëvizjet e fundit të policisë

Politologu serb nga Kosova, Ognjen Gogiç, duke komentuar për median opozitare serbe “Danas”, ngjarjen e të shtunës, kur Policia e Kosovës është detyruar të përdorë armët në Veri pasi një person, i cili dyshohej se posedonte lëndë narkotike në makinë, nuk ka ndaluar edhe pasi është sinjalizuar nga patrulla policore, ka thënë se situata e paqëndrueshme në Veri të vendit shihet në faktin se në çdo aksion policor atje, kërkohen implikime politike.

“Kjo çështje është politizuar në atë masë saqë gjithmonë supozohet se veprimet e policisë në Veri të Kosovës nuk kanë të bëjnë vetëm me detyrat e ruajtjes së sigurisë dhe luftimit të krimit, por gjithmonë ka njëfarë konotacioni politik. Kështu ndodhi edhe me të shtënat e së shtunës në Mitrovicën e Veriut, në lidhje me të cilën serbët pyesin veten nëse ka patur ndonjë apo mesazh politik” – tregoi Gogiç, duke shtuar se “Policia mund të përdorë forcën kur nuk respektohen urdhrat e saj dhe veçanërisht kur rrezikohet siguria e punonjësve të policisë. Nga ana tjetër, është legjitime të pyesim nëse përdorimi i armëve automatike ishte i nevojshëm dhe i justifikuar”.

Advertisement