Aktualitet
‘Vështirësi ekonomike’/ Nga e hëna transport urban i përgjysmuar
Prej së hënës, në të gjitha linjat urbane të Tiranës do të ketë më pak mjete në qarkullim. Ky vendim është marrë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, me të cilën po përballen operatorët e këtyre linjave. Lajmi është përcjellë nga Unioni i Transportit Publik, ku thekson se mungesa e mbështetjes dhe e bashkëpunimit, e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojnë punën.
Ndodhur në këto kushte, kanë marrë vendimin për të reduktuar mjetet e transportit publik në Tiranë. Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse, të nisin një dialog konstruktiv, për të adresuar shqetësimet financiare.