Rajon
Vetëm 115 ditë kryeministër, bie qeveria e Abazoviçit
Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar me 50 vota pro dhe një kundër, për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviçit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit.
Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Tani e tutje qeveria e Abazoviçit do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Dritan Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Gjatë mbrëmjes së 19 gushtit, Abazoviç u përpoq të parandalonte rënien e Qeverisë duke u ofruar partive opozitare që të ristrukturojnë së bashku Qeverinë, gjë që nuk u pranua.
Para votimit, në fjalën përfundimtare, Abazoviç tha se kjo është vetëm një nga betejat politike dhe se të gjithë së shpejti do të takohen në Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ai tha gjithashtu se shpreson që shpejti do të konstituohet qeveria e re dhe do të gjendet mandatari për formimin e saj.
Abazoviç kryeministër për 115 ditë
Qeveria e Dritan Abazoviqit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti
Dritan Abazoviç u zgjodh Kryeministër I Malit të Zi më 28 prill të këtij viti, duke qënë kryeministri i parë i vendit, i cili i përket një komuniteti kombëtar pakicë. Ai e gjeti veten në krye të shtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur përfundoi qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve e Milo Gjukanoviç.