Kosova
Vetëm disa javë kohë/ Paralajmërimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi i cili përcjell dhe komenton rregullisht zhvillimet politike që ndërlidhen kryesisht me politikën e jashtme dhe dialogun, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë afat për arritjen e një marrëveshje.
Sipas tij, ka që mendojnë se i gjithë viti është në dispozicion për marrëveshje, por që një gjë e tillë s’është e vërtetë.
Kur e thotë këtë, Selimi përmend faktin se kriza e radhës është në prag, e që sipas tij janë zgjedhjet lokale në veri të vendit.
“Burimet e mia thonë që dy shtetet Kosova dhe Serbia kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar”, ka shkruar Selimi