Connect with us

Kosova

Vetëm lufta e zgjidh konfliktin Kosovë-Serbi

Sipas Professor Doktor Enver Bytyçi, gradualisht me ose pa asosacionin, disa ndërkombëtarë në kombinim me Beogradin duan ta çojnë Kosovën te ndarja e territorit, që do të thotë luftë midis dy vendeve e dy popujve.

Sipas tij, “Teksa emisari europian Miroslav Lajçak erdhi në Kosovë dhe përçoi ndarjen e saj, shefja e USAID-t amerikan, Samantha Power, u përpoq të ulë tensionet që ai i krijoi”.

“Pak më shumë se 30 mijë serbë në katër komunat e veriut të Kosovës bëjnë zhurmë aq sa topat, murtajat e raketat ruse që hidhen mbi Ukrainë, me qëllim që të kërcënojnë paqen” – u shpreh Bytyçi, sipas te cilit “Refuzimi i paqes me çmimin e territoreve është më e pakta që mund të bëjë Kosova. Prandaj Lajçak-ut dhe Borrellit u duhet bërë e qartë se qeveria dhe institucionet e Kosovës janë të gatshme ta udhëheqin edhe luftën në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit, nëse kjo luftë imponohet.”

Sipas Bytycit, duhet mobilizim e frymë për ta fituar betejën e fundit me Serbinë. Rrugë tjetër ndershmërie e barazie, bazuar në kriteret e së drejtës për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, nuk ka! Por edhe liria nuk shijohet pa sakrifica edhe më të mëdha!

 

Advertisement