Politike
Vetëm maja e ajsbergut/ Rama paralajmëron për të tjerë ‘rus’ në PD

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës ditën e sotme, teksa ka deklaruar që financimi rus në Partinë Demokratike nuk ka nisur me Lulzim Bashën. Në një takim me fermerë në Ersekë, Rama tha se kjo akuzë është maja e ajsbergut dhe ka të tjera informacione që pritet të dalin.
“Duke mos dashur që çmimin stratosferik të energjisë mos ua faturojmë njerëzve do na duhet të paguajmë shuma kolosale nga buxheti i shtetit. Nuk mund të themi jo s’ka lidhje, aq më tepër që në vend të informojmë njerëzit dhe për të rënë dakord për faktet e një lufte që na sulmon përmes energjisë dhe inflacionit, rrisim dozën e helmit, dezinformimit përmes deklaratash që janë shpifje nga më monstruozet përmes pasqyrash mediatike që pasqyrojnë këto shpifje dhe shtojnë edhe më shumë. Kjo nuk është e rastësishme, është më shumë se sa kaq, është influencës e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne ngritëm problemin e parave ruse në PD ju kujtohet na thanë janë shpifjet e Ramës dhe Sorosit, po ju them që është vetëm maja e ajsbergut. Historia e zhytjes e asaj force politike as nuk filloi me atë që dimë dhe dini dhe as nuk mbaroi. Kjo është një aleancë rublash mes dy parive që janë andej, një aleance që ju bëjnë jehonë disa pasqyra mediatike. Shpifje nga më banalet”, tha Rama.

