Connect with us

Shkrime

Vetëm presioni mbi Serbinë dhe Kosovën i detyron palët në marrëveshje gjithëpërfshirëse

Nga Muhamet Kelmendi

Anetaresimi ne UE eshte nje procedure e gjate dhe e mbushur ne plote kerkesa, sygjerime dhe kushte, qe shtetet duhet ti permbushin, para se te anetaresohen.
Eshte pare dhe shkruar per kushte. Shume subjekte gjinden ne proces te realizimit te kerkesave. Te tjeret nuk kane filluar fare plotesimin e kushteve.
Ne kuader te kushteve te vecanta te bera nga UE, jane dyshtete, Serbia dhe Kosova, qe kane kushte tjera, extra qe duhet plotesuar.
Lidhur me pretendimin per intergrim, UE i ka ndare 6 miliarde Euro, per 10 vitet e ardhshme per shtetet e Ballkanit Perendimor. 2 miliarde jane investime te drejteperdrejta, ndersa 4 miliarde ndahen ne forme te kredive, me interesa te uleta, qe kane per qellim perkatitjen e ketyre shteteve per anetaresim ne UE.
Ne kuader te kesaj, nga Parlamenti Evropian, eshte kerkuar qe Serbia te plotesoje kushte te vecanta, ne menyre qe te kete qasje ne keto mjete financiare.
Nga shtetet e Ballkanit, sidomos nga Serbia dhe Kosova, eshte kerkuar;
1. Menjanim e konflikteve midis tyre, sidomos midis Serbia dhe Kosoves, sikunder edhe Bosnjen e Hercegovines.
2. Respektimi i te drejtave te njeriut dhe respektimi i vlerave themelore demokratike.
3. Ndermarrjen e sanksioneve ndaj Rusise per agresionin ndaj Ukraines,me theks te vecante te Serbise, pasi ajo eshte vendi i vetemi i Ballkanit Perendimor, i cili nuk i ka mbeshtetur sanksionet e UE-se ndaj Rusise.
4. Kosova dhe Serbia te agazhohen ne menyre konstruktive ne normalizomlm e marredhenieve mes tyre.
Ne propozim rregulloren e PE, qendron:
” Parakusht do te jete qe Serbia dhe Kosova te angazhohen ne menyre konstruktive ne normalizilim e marredhenieve mes tyre me qellim te zbatimit te plote te obligimeve perkatese qe dalin nga Marreveshja per rrugen drejt normalizimit dhe Aneksit per zbatim, si dhe te gjitha marreveshjeve nga e kaluara ne dialog dhe te angazhohen ne negociata per marreveshjen gjitheperfshisese per normalizimin e marredhenieve”.
Percaktimet e tilla extra per Kosoven dhe Serbine duhet te kalojne per aprovim ne Keshillin e UE-se.
Besohet se do te vendosen.
Me kete shihet se Serbise dhe Kosoves, sidomos Serbise, iu kane paraqitur kushtet e veqanta qe duhet te plotesohen.
Qellimi eshte ndarja e Serbise nga Rusia dhe presioni mbi te per te hequr dore nga ideologjija e “Botes Serbe”. Sidomos kjo po e rrezikon paqen e rrezikuar ne Bosnje e Hercegovine dhe ne Kosove.
Sa a do te ndalin keto masa te UE-se shtetin serbe mbetet te shihet!
Megjithate, ne Beograd, si Vucic, ashtu edhe Dacic, kane deklaruar se nuk i pranojne kushtet e paraqitura nga UE-a.
” Kosova e Metohia eshte territor serb dhe i takon Serbise (…). Kosova eshte per ne si Jerusalemi per jahudite”.
Kjo thenje e racistit Dacic flete vete.
UE kerkohet te thelloje presionin mbi Serbi. A ky presion nuk duhet te jete vetem i karakterit ekonomik, por edhe politik, shoqeror, juridik dhe ushtarak. Keto masa te perbashketa jane te domosdoshme.
Po me nje plateforme te tille eshte e domosdoshme edhe nje presion mbi Qeverine e dyte Kurti.
Shpresohet se keshtu rriten mundesite e nje marreveshjeje gjitheperfshisese Kosove – Serbi.

Advertisement