Rajon
Vetëmenaxhimi në serbisht përkthehet vetëqeverisje
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, të shtunën njoftoi se Kosova “do të nis menjëherë” zbatimin e Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve, pikë kjo e cila parasheh dhënien “e një nivelit të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë”.
Ndërkaq se çfarë përcakton “vetëmenaxhimi” për shumëkënd është i paqartë. Mirëpo, Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, sqaron se në praktikën e mbrojtjes së pakicave dhe në praktikën e së drejtës publike ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për pakica dhe komunitete lokale, ekziston termi “vetëmenaxhim” dhe vetadministrim. Sipas tij, në esencë, në gjuhën serbe këto përkthehen si “vetëqeverisje”.
Janjiq shpreh bindjen se në Marrëveshje është ndërlidhur çështja e decentralizimit të komunave, e cila është paraparë me Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008.