Aktualitet
Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Balla: TikTok-u, shpërndarës i pakontrolluar i dhunës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 41-vjeçare varu veten pasi iu publikuan video denigruese në rrjetin social Tik Tok.
Balla tha se është situatë emergjente e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe Tik Toku po kthehet në shpërndarës të pakontrollues të dhunës, duke dëmtuar shoqërinë.
“Janë referuar në Prokurori 2168 raste për dhunë dhe krime të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Pra të dashur miq, jemi në kushtet, do ta quaja unë, të një situate emergjente, e cila kërkon një adresim të menjëhershëm, dhe kjo nuk arrihet vetëm me forcën e ligjit.
Kjo arrihet duke u bërë të gjithë bashkë, duke krijuar do ta quaja unë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, qofshin këto aktorë të institucioneve shtetërore, por dhe të shoqërisë civile, edhe të medias. Sepse duhet ta pranojmë, nuk flas për mediat tradicionale, por ka tani elementë të rinj të mediave dhe unë të paktën në këtë aspekt jam shumë i qartë për rolin shkatërrues të TikTokut, si shpërndarës i pa kontrolluar i dhunës dhe i dëmit që i krijon shoqërisë.
Por na duhet që numrin e lartë të viktimave të fillojmë ta trajtojmë, dhe këtu pastaj për mua ka një moment thelbësor, sa prej këtyre viktimave janë trajtuar dhe kanë marrë asistencë, mbështetje, mbrojtje dhe kanë marrë trajtim.”-u shpreh Balla.