Connect with us

Aktualitet

Vetëvrasja e 41-vjeçares e paralajmëruar? Reagon policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku 41-vjeçarja, Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi ishte bullizuar në “Tik Tok”.  Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ku janë njoftuar nga spitali se gruaja kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Familjarët e saj u shprehën se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar sepse e kishin vënë re gjendjen e saj emocionale të rënduar. Ata thanë gjithashtu se kishte bërë më parë denoncime në polici, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër policia thotë se ka pasur vetëm një denoncim në vitin 2022 nga 41-vjeçarja, se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj. Sipas tyre hetimet për këtë kallëzim kishin nisur nga Prorkuroria. Gjithashtu në njoftim sqarohet se po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që kanë keqpërdorur të dhënat e viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikim

Advertisement