Kosova
Veton Surroi: Fundi i një politike të dështuar te portat e manastiri
Publicisti dhe politikani nga Kosova, Veton Surroi, ka opinionin se prej kohësh Serbia ka përligjur detyrimin që BE-ja (dhe në masë jo të vogël SHBA-ja) t’i adaptohen politikës së vet e jo që ajo t’u adaptohet BE-së e SHBA-së, por mbase ngjarja në Banjska mund të jetë moment për kthesë.
Ai shkruan se vrasja e policit kosovar dhe me pas edhe e katër sulmuesve do të quhet tragjedi, siç mund të quhet tragjedi një rrëshqitje dheu që merr disa shtëpi, një aksident i një autobusi në autostradë apo një tërmet i intensitetit mesatar që shkakton rrënim shtëpish e humbje jetësh dhe se
në deklarimin e presidentit të Serbisë dhe ministrit të tij të Jashtëm, veprimi i grupit paraushtarak ishte legjitim sepse i kundërvihet “terrorit të Kurtit”
Legjitimimi i përdorimit të forcës në Kosovë nga ana e pushtetit të Serbisë përbën edhe një përshkallëzim të ri në rrugën e gjatë të një procesi mbi dhjetëvjeçar të quajtur “normalizimi”
Serbia – shkruan publicist Surroi, jeton në një jetë paralele në të cilën nuk ka ekzistuar gjenocidi në Srebrenicë, dëbimi i një milion qytetarëve të Kosovës, lufta kundër së drejtës për liri të Kroacisë, sundimi i Millosheviqit, mbretëria e krimit të organizuar. Por ky mund të jetë momenti kur duhen qartësuar dilemat e Perëndimit. Politika e deritanishme e adaptimit ndaj politikës së Serbisë dhe botës së saj paralele përfundoi të dielën te portat e Manastirit të Banjskës me viktima minimale krahasuar me potencialin. Por, Banjska e ardhshme është e përgatitur në kokat e njerëzve të kësaj bote paralele, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë e Mal të Zi.