Bota
Veza simbol i inflacionit në SHBA, kushton…
Vezët janë kthyer në një simbol të inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të vitit 2022, cmimi i tyre është rritur me 60% në bazë vjetore duke rënduar në buxhetin e familjeve.
Disa amerikanë u detyruan të gjejnë alternativa. Përpjekjet për të kontrabanduar vezë përtej kufirit SHBA-Meksikë janë rritur, sipas të dhënave të Patrullës Kufitare të SHBA, me agjencinë që raporton se numri i konfiskimeve të vezëve dhe shpendëve u rrit 108% nga 1 tetori në 31 dhjetor. Blerësit po kërkojnë gjithashtu ferma lokale, të cilat mund të jenë më të lira. Fermerët e vezëve në TikTok janë tallur me këtë përfitim, duke krahasuar një kilogram vezë me një kilogram drogë për shkak të cmimit të lartë.
Në Manhattan, një nga lagjet më të shtrenjta në Amerikë, çmimet mbeten të larta. Në Eli’s Market, një dyqan ushqimor, dhjetë vezë organike në kuti kartoni kushtojnë midis 12.99 dhe 17. 99 dollarë.
Pak blloqe më tutje, çmimet janë më të ulëta, por gjithsesi shumë më të larta se sa janë mësuar klientët. Ndërkohë, ka shenja se gjërat mund të ndryshojnë. Shërbimi i Marketingut Bujqësor premton se fundi është në horizont: që nga 20 janari, çmimet e vezëve kanë rënë me 52% nga niveli i lartë i javës së 18 dhjetorit.
Bordi Amerikan i Vezëve ka fajësuar për rritjen e çmimit një shpërthim të paprecedentë të H1N1, një lloj veçanërisht virulent i gripit të shpendëve që ka një shkallë vdekshmërie afërsisht 100% tek shpendët. Ky reduktim i ofertës së shpendëve që bëjnë vezë ka sjellë rritje të çmimeve. Por një grup mbrojtës i fermerëve akuzon prodhuesit kryesorë të vezëve për rritje të çmimeve në kuadër të një “skeme të fshehtë” që synon rritjen e fitimeve.