Kronike
VIDEO/ 31-vjeçarja rreh të miturin në pedonalen e Shkodrës, vihet nën hetim
Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 31-vjeçare, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri, 9 vjeç.
Nën hetim është vënë shtetasja E. Z., 31 vjeçe, banues në fshatin Belaj, për të cilën janë referuar materialet në Prokurori.
Policia ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga JOQ, ku shihet e reja duke goditur të miturin në pedonalen e Shkodrës.