Connect with us

Kronike

VIDEO/ Aksident i 5-fishtë në autostradën Tiranë-Durrës

Të paktën pesë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthit.

Burimet paraprake njoftojnë se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës. Uniformat blu të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv

.

Advertisement