Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet një burrë në Tiranë, po lëvizte me…

Një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është arrestuar gjatë ditës së sotme në zonën e Zogut të Zi. Në pamjet e publikuara në faqen “JOQ” duket momenti i arrestimit.

Siç shihet edhe në video burri arrestohet nga dy efektivë Policie e më pas të tre kalojnë në rrethrrotullimin e Zogur të Zi ku pas e fusin në makinë. Sipas dëshmitarëve okularë që kanë shkruar në faqen e “JOQ” thuhet se burri i arrestuar po drejtonte një triçikel të modifikuar vetë.

Në momentin që efektivët e Policisë Rrugore e kanë ndaluar nga frika e mospasjes së dokumenteve ai është larguar me vrap. Kështu efektivët kanë lajmëruar kolegët e tyre duke bërë të mundur kështu arrestimin e tij. Ndërkohë Policia e Tiranës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Advertisement