Bota
Video/ Avioni indian shpërthen në flak, 180 persona të…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/10/avion-2.jpg)
Në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet momenti kur motori i një avioni me më shumë se 180 pasagjerë në bord shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga një aeroport në Indi.
Avioni i linjës ajrore IndiGo po transportonte 184 persona nga Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi i Delhit drejt Bangalore, po në Indi.
Mjeti fluturues sapo kishte marrë shpejtësinë e duhur për t’u ngritur në ajër, kur u vunë re flakët në krahun e djathtë të mjetit fluturues, duke detyruar pilotin të ndërpresë fluturimin dhe të evakuojë 184 personat.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)