Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Brenda banesës ku ka jetuar vrasësi Dan Hutra

Dalin pamjet e ambientit të banesës ku ka jetuar Dan Hutra, vrasësi serial i cili ditën e djeshme ekzekutoi me kallashnikov 3 gra në kryeqytet dhe plagosi 3 të tjera. Në këtë banesë kanë jetuar e ëma e Dan Hutrës, vëllai i tij së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët. Siç duket nga pamjet e mëposhmte të publikuara nga “Euronews”, mësohet se në momentin që Dan Hutra ka lënë qelitë e burgut, ata janë zhvendosur në një tjetër banesë, e më pas janë larguar jashtë vendit.

Prej më shumë se 6-muajsh banesa në zonën e Vaqarrit, është dhënë me qera te disa persona të tjera. Qiramarrësit janë larguar menjëherë sapo kanë mësuar se vëllai i autorit të krimit të djeshëm është personi që u ka dhënë me qera banesën.

Fqinjët deklarojnë se nuk e kanë parë shumë Dan Hutrën në lagje, për shkak dhe të kohës së gjatë që kishte kaluar në burg. Po ashtu, ata treguan se i vëllai që banonte në këtë banesë e kishte mohuar Dan Hutrën si vëlla, por flasin mirë për të ëmën e Dan Hutrës dhe personave që banonin në këtë banesë.

Advertisement