Connect with us

Bota

VIDEO/ Dalin pamjet kur Izraeli sulmon me dron Doha-n në Katar

Izraeli ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj Katarit, duke synuar udhëheqjen e lartë të Hamasit, çka ka shkaktuar tensione të reja në Lindjen e Mesme.

Sulmet goditën kryeqytetin Doha, ku u panë re të mëdha tymi dhe qytetarët vrapuan për t’u strehuar. Ushtria izraelite dhe agjencia Shin Bet deklaruan se kishin goditur një takim të nivelit të lartë të Hamasit. Katari reagoi ashpër duke e quajtur sulmin një “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar.

Thuhet se sulmi synonte figurat kyçe të Hamasit, përfshirë Khalil al-Hayya dhe Khaled Mashal. Disa media raportuan se ata ishin vrarë, por nuk ka konfirmim zyrtar për viktima. Hamasi po zhvillonte një takim për të diskutuar një propozim armëpushimi nga Donald Trump.

 

 

Katari konfirmoi se ishin goditur shtëpi banimi të zyrtarëve të Hamasit. SHBA ishte informuar për sulmin paraprakisht, sipas një burimi nga Shtëpia e Bardhë. Ky veprim rrezikon të prishë marrëdhëniet mes aleatëve në rajon dhe të përshkallëzojë konfliktin.

Advertisement