Connect with us

Politike

VIDEO/ Deputetët e PD-së përplasen me njëri-tjetrin në Parlament

Këtë të premte ishte parashikuar që komisionet të zhvilloheshin online, përjashtuar atë për Integrimin Evropian. Komisioni kishte parashikuar mbledhjen fizike u zhvendos online dhe po drejtohet nga nënkryetarja Etilda Gjonaj pasi Jorida Tabaku, e cila është kryetare.

Gazetarja raporton se pati një përplasje mes dy deputetëve demokratë, Dashnor Sulës nga grupi i Sali Berishës me Kreshnik Çollakun nga PD zyrtare. Gazetarja u shpreh se ata përdorën fjalë fyese ndërsa Çollaku paralajmëroi se do ta kallëzonte penalisht Sulën.

“Mos më bëj si trim o burrë sepse e di se çfarë je. Do të bëj kallëzim penal.“, i drejtohet Çollaku Sulës teksa ky i fundit i drejtohet duke i thënë: “Ik se le nam. Çfarë të bëra, ti shave.” Më pas ndërhyri garda për të larguar Çollakun, i cili duket shumë i irrituar me kolegun demokrat.

Po ajo që ishte lajm sot nuk ishte thjesht tentativa e opozitës për të bllokuar maxhorancën por përplasja maxhorancë-opozitë sepse ka qenë një retorikë e përjavshme që nuk surprizon më askënd, ajo që u vu sot në dukje ishte përplasja brenda vetë dy palëve të opozitës, që degjeneroi në fyerje dhe konflikt të rëndë verbal por që garda e republikës ndërhyri për të parandaluar konfliktin fizik. Bëhet fjalë për Dashnor Sulën i grupimit të Foltores dhe Kreshnik Çollaku nga grupi i PD zyrtare. Çollaku që donte të merrte pjesë në mbledhjen e thirrur nga socialistët nuk pranoi dhe u irritua që Sula, nuk lejoi që të hynte në mbledhje. Ata përdorën fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit, Çollaku paralajmëroi se do ta kallëzonte atë penalisht për atë se çfarë i ndodhi por Suli tha se nuk bëri asgjë“, raportoi gazetarja

Erion Braçe: Është e turpshme, është rrahur deputeti. Këta po hanë njëri-tjetrin!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas sherri të ndodhur në ambientet e kryesisë së Kuvendit, mes dy demokratëve, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula. Braçe thotë se është e turpshme kjo që po ndodh. Është rrahuar deputeti – thekson ai- dhe këta po hanë njëri tjetrin. Është i vetmi rast – thotë Braçe- që nën udhëheqjen e Sali Berishës komisioni i ekonomisë detyrohet të bëjë mbledhje online. “Gazetarët janë këtu për të parë kush rrihet me grushte këtu në ambientet e Kuvendit. Nuk është diskutuar buxheti ndonjëherë 1 muaj e gjysmë rresht nëpër komisione. Nuk ka pasur kurrë diskutime kaq të gjera sa kësaj radhe. Secili prej nesh do ta donte kundërshtarin përballë. Nuk është zgjedhja jonë të ketë mbledhje të tilla. Në këtë komision nuk ka ndodhur një herë të vetme t’i mohohet fjala dikujt dhe të mos i përmbushet kërkesa. Mund të jetë ngritur zëri dhe nuk ka pasur kurrë konflikt. Është i vetmi rast që nën udhëheqjen e Sali Berishës detyrohet të bëjë mbledhje online. Është e turpshme kjo që po ndodh. 20 minuta më parë është rrahur deputeti aty
Është deputeti i tyre. Po hanë njëri-tjetrin. Ne kemi përgjegjësi dhe përgjegjësia jonë është të miratojmë ato akte që janë në funksion jo vetëm të shtetit por edhe të qytetarëve”, tha ai në një mbledhje online të Komisionit të Ekonomisë

Advertisement