Connect with us

Kronike

Video e përdhunuesit teksa dorëzohet

Abuzoi seksualisht dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, prangoset në Vlorë 45-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve greke! Autori: S’kam bërë asgjë

VIDEO

Në orët e vona të ditës së djeshme është bërë i mundur arrestimi i Spartak Dyrmishit, i shpallur në kërkim nga Greqia për akuzën e përdhunimit.

Me të marrë vesh denoncimet që ishin bërë kundër tij, 45-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë, por Policia e Shtetit është ngritur në këmbë dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij në një kohë shumë të shkurtër.

Pas arrestimit nga policia shqiptare, Dyrmishi ka shprehur dëshirën të dorëzohet menjëherë te autoritetet greke. Policia e Shtetit e ka dorëzuar brenda pak orësh te homologët grekë, që kanë nisur tashmë procedurat e nevojshme.

Dyrmishi u raportua nga mediat greke si përdhunues serial, pasi abuzoi seksualisht me një 35-vjeçare dhe ka tentuar të përdhunojë një tjetër shtetase greke.

 

Përveç kësaj, burime jozyrtare bëjnë me dije se autori është përgjuar përmes celularit dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave që ai përdorte për hapjen e tij.

 

Njoftimi i policisë: Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

 

Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.

 

Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

Advertisement