Pinknews
Video e plotë/ Parashqevi Simaku këndon me të njëjtin emocion dhe ndjenjë këngën “E duam lumturinë”
Ishte viti 1988 kur të gjithë u dashuruan me këngën e famshme të asaj kohe “ E duam lumturinë”. të performuar nga Parashqevi Simaku.
“E duam lumturinë” ishte kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media për të uruar të gjithë shqiptarët.
Dhe kjo këngë nis pikërisht me të madhen Parashqevi Simaku, e cila këndon nga New Yok-u, atje ku ndodhet prej vitesh tashmë.
“Vetëm dy ditë pasi u rikthye mes nesh! Pa kënduar për 20 vjet! Pa filtra! Pa muzikë!”, ka shkruar ai krahas videos.
“E duam lumturinë”, është një këngë universale, e cila i flet të gjithë brezave në çdo kohë, një himn për shpresën.
Parashqevi Simaku mori pjesë në festivalin e 27 të këngës, ku me këtë projekt arriti të fitojë jo vetëm çmimin, por të gjithë zemrat e shqiptarëve.
Tekstshkruesi i këngës është Agim Doçi, kompozitor Pirro Çaku dhe orkestrues Gjergj Leka.
Këngëtarja u gjet nga shqiptarët, pasi televizioni amerikan ABC 7 publikoi një video të një qytetareje teksa merrte ndihma.
Askush nuk e dinte se ajo ishte ikona e muzikës shqiptare. Më pas këngëtarja u ndihmua nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili bëri të mundur strehimin e saj dhe lidhjen me djalin dhe ish-bashkëshortin.