Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Ekzekutoi me plumb në kokë Gosën, momenti ku Rexha largohet me vrap pas vrasjes

Ky është momenti kur Habib Rexha largohet me vrap pasi qëlloi për vdekje Arjan Gosën në Kavajë. Siç shihet edhe nga videoja e ‘nTV.al’, 31 vjeçari është me armën e krimit në dorë dhe largohet me vrap në drejtim të paditur.

Rexha u vetëdorëzua në polici një ditë më parë, duke u shprehur se veprimin po e kryen me dëshirë. Në pranga ka rënë edhe shoku i tij, Ervis Kurti pasi e ka ndihmuar për t’u larguar pas vrasjes. 31-vjeçari ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha. Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë.

Advertisement