Aktualitet
Video-erotike e Blendi Klosi? Kapri: Ish-ministri ka një armik që e urren
Pak ditë më parë, pas publikimit të videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, një tjetër “rrodhi” në rrjet. Kësaj here pretendohej se kishte të bënte me ish-ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi. Por zhurma u shua shpejt, pasi u zbulua se pamjet ishin marrë nga një video pornografike.
Në studion e “Newsroom”, eksperti për median dhe komunikimin, Erald Kapri nga “Ditar Media” tha se sulmi ndaj tij vinte nga brenda maxhorancës, si pasojë e sulmeve mes klaneve për ‘pushtet’. Sipas tij, në këtë rast nuk kishte lidhje opozita.
“Unë mendoj që lajmi u publikua në disa media periferike që e bëjnë shpesh këtë gjë. Për të shmangur një vëmendje dhe për të krijuar një sensacion të ri, shpesh edhe brenda klaneve që përdorin njëra-tjetrën mes maxhorancës, pra përdorin këto elementë. Gjejnë formën dhe mënyrën e duhur. Sepse ishte dhe maxhoranca vulnerabël për momentin. Besoj se ishte pjesë e një klani i maxhorancës për të goditur Blendi Klosin, nuk besoj se ishte gjë e opozitës. Por doli më pas që ishte “fake”. Ka një armik që e urren Klosin, ka kontaktin me median përkatëse dhe e përdor. Mediat serioze nuk ranë pre sepse u bë verifikimi,”-tha Kapri./dosja.al