Connect with us

Aktualitet

Video erotike që u bë virale, ekspertja: Është e montuar me Inteligjencën Artificiale, ja si dallohet

Denisa Kele (Blockchain Manager) ka shpjeguar në “Opinion” se videoja erotike që po qarkullon së fundmi është realizuar me montazh.

Kele thekson se në video është përdorur një efekt i quajtur ‘deep fake’ përmes Inteligjencës Artificiale. Ajo thotë se mjafton të marrësh foton e personit nga kënde të ndryshme dhe e aplikon te videoja përkatëse.

Blendi Fevziu: Në pjesën e parë të emisionit, një video erotike turbulloi rrjetet sociale në Shqipëri madje shkoi deri në studiot televizive duke marrë deklarata nga më të çuditshmet. Bëhej fjalë për një video ku një vajzë e cila pretendohej se ishte Luana Vjollca shfaqej e zhveshur. Kjo video në momentet e para u pretendua se ishte marrë nga një përgjim i një personi shumë të njohur të botës së krimit përmes Sky. Më pas rezultoi se ishte e montuar me Inteligjencë Artificiale. Kjo video që bëri xhiron të rrjeteve sociale dhe që ngriti një zhurmë të madhe të moralizmit u shoqërua dhe me një histeri të shumë njerëzve që tregonin se si duhet të sillen personat.

Denisa Kele: Identifikohet kollaj që është montazh sepse Inteligjenca Artificiale ka diçka, edhe në videon tuaj. Ata persona që merren në përditshmëri me këtë gjë, ka disa tipare identifikuese që ti e kupton se videoja nuk është reale. Kaviteti i dhëmbëve gjithmonë është ndryshe nga personi real, lëvizjet janë ndoshta më të shpejta se ato normalet dhe zakonisht videot janë me metrazh të shkurtër. Por, për t’u krijuar është shumë e lehtë. Ti thjesht merr trupin e një femre tjetër që mund të bëjë ato veprime dhe me deep fake marrim foton e Luanës, dhe fotot e saj janë shumë të thjeshta për t’u gjendur pasi është personazh publik. Fotot merren nga kënde të ndryshme.

-Me foto ë?

Denisa Kele: Edhe me video. Nëse ti do të përdorësh zërin, mund të marrësh video ku ajo flet dhe merr foto nga kënde të ndryshme.

Kele shtoi po ashtu se mund të modifikohet edhe zëri, ku mjafton të marrësh 3 sekondat e para te një video reale ku dikush po flet.

Denisa Kele: Është shumë e thjeshtë të klonosh zërin pasi të duhen vetëm .3 sekondat e para të një personi kur flet. Pjesa tjetër është algoritëm që gjenerohet nga AI. Të them një rast, para dy javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dikush kishte marrë zërin e një vajze që i kishte prindërit shumë të pasur, kishin bërë një montim dhe kishin marrë prindërit e saj në telefon sikur vajzën e kishin rrëmbyer dhe i thoshin se duam një dëmshpërblim prej 1 mln dollarësh dhe prindërit kishin bërë gati paratë për t’ja dhënë personave dhe vetëm kur kishin shkuar në shtëpi dhe kishin parë vajzën. Pra, është diçka shumë reale dhe e frikshme.

Advertisement