Sport
VIDEO/ Goli kundër Serbise shpallet më i miri në Botëror
FIFA përzgjodhi golin më të bukur të Botërorit të “Katar 2022”. Goli që u zgjodh më i bukuri gjatë 64 ndeshjeve të Kupës së Botës ishte ai i brazilianit Riçarlison me kthesë, në ndeshjen ndaj Serbisë (2-0) në ndeshjen e parë të grupit G.
Kujtojmë se në votim plot rivalitet ka qenë edhe goli i shënuar në fitoren e ‘albiçelestes’ ndaj Meksikës (2-0), në raundin e dytë të grupit C, nga mesfushori argjentinas Enzo Fernandez.
Futbollistët e tjerë që kanë qenë pjesë e votimit janë: Salem Al-Dausari ( Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Luis Çavez (Meksikë), Mbape (Francë), Paik Seung-ho (Kore e Jugut), Nejmar (Brazil) dhe Vinsent Abubakar (Kamerun).
MAS O QUE É ISTO RICHARLISON? Golaço do BRASIL! 🤯
⚽ Acompanha todo o Mundial na SPORT TV#sporttvportugal #MUNDIALnaSPORTTV #FIFAWorldCup #Qatar2022 #Sagres #Brasil #Servia pic.twitter.com/qRpovjXeFI
— sport tv (@sporttvportugal) November 24, 2022