Rajon
VIDEO/ Greqia në ‘luftë’ me zjarret, digjen disa shtëpi
Zjarre të mëdha kanë shpërthyer në disa zona të Athinës këtë të hënë. Flakët e zjarrit të forcuara nga erërat e forta janë përhapur me shpejtësi, me ekipet zjarrfikëse që po luftojnë me flakët.
CNN Grecce raporton se janë djegur disa shtëpi në zonën e Neo Kuvara dhe Lagonisi dhe se rrezikojnë të digjen dhjetëra të tjera. Janë 20 vatra aktive.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave me rrezikshmëri të lartë që të evakuohen. Banorët e zonave me rrezik të lartë janë njoftuar të evakuhen nëpërmjet një mesazhi SOS në telefon.
Janë lajmëruar banorët e zonave: Melissourgos, Trambouria, Ne Kuvara, Keratea, Peta, Atike Lindore.
Moti i nxehtë dhe i thatë, i kombinuar me erërat e forta të shpeshta, e bëjnë Greqinë veçanërisht të prekshme nga zjarret gjatë verës. Dy vite më parë, zjarret shkatërruan pjesën veriore të ishullit Evia, i dyti më i madh në Greqi.