Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Hapet porta e hidrocentralit të Vaut të Dejës

E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të rrezikuar, pasi ujë ka vërshuar në banesat e tyre, që nga mbrëmja e së dielës.

Shkak janë bërë reshjet e shumta që kanë çuar në hapjen e portës së hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë.

Advertisement